Kjo ndoshta nuk është hera e parë që dikush ka bërë një tattoo të përhershme me një përkthim të dyshimtë nga një gjuhë e huaj, por ky rast është njëri ndër më të pazakontit, raporton Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Një djalosh shumë i dashuruar e i dhënë pas të dashurës së tij, kishte vendosur që të bënte tattoo emrin e saj në qafë në kinezisht.
Por përkthimi doli të jetë diçka më si të themi, teknologjike.
Një artist tatuazhesh, e dashura e të cilit e kishte spikatur gabimin ka thënë:
“Unë e njihja këtë djalë dhe e dija se e kishte bërë tattoo emrin e të dashurës në qafë, ose ndoshta mund të themi mendonte se kishte tattoo me emrin e saj”.
Por e dashura ime e cila ishte nga Tajlanda nuk ishte aq e sigurt.
“Kështu që ne e ftuam djaloshin dhe e dërguam te një shoqe e jona që është kineze dhe e pyetëm se cfarë do të thonë shkronjat e gdhendura në qafën e tij”.
“Ajo i hodhi një shikim dhe tha, “pse e ke bërë tattoo emrin e Windows 7 ne qafën tënde”?
Djaloshi më vonë kishte thënë se nuk e dinte saktë se si ta shqiptonte emrin e të dashurës së tij në kinezisht, por se e kishte shkruar në google, dhe i kishte dalë diçka e pazakontë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.