Një pronar i një barke e shpëtoi atë nga përmbytja duke e mbyllur vrimën e hapur me një tapë të shishes nga vodka, transmeton Klan Kosova.
Joseph Lehr dhe dy miqtë e tij ishin duke lundruar afër plazhit Rockaway në Queens, kur barka e tyre filloi të mbushet me ujë rreth 180 metra larg bregut.
Një pompë po e pastronte ujin, por jo aq shpejt sa duhej. Në atë moment Joseph Lehr u zhyt në ujë dhe u tregua kreativ.
“E përdora një tapë nga shishja”, tha Lehr, pa bluzë dhe i lagur me ujë pas aventurës së papritur.
Ai pësoi disa gunga dhe të nxira nga kjo përvojë e hidhur, por e anuloi udhëtimin për në spital.
“Lehr na shpëtoi të gjithëve. Nuk do t’ia kishim dalë kurrë po të mos e bënte atë që e bëri”, tha miku i tij Michael Clapman.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.