Gjimnastika është një sport të cilin mund çdo kush ta praktikojë.
Por a keni menduar ndonjëherë se vogëlushët nuk kanë asgjë pothuajse të pamundur për të realizuar, përcjellë Klan Kosova.
Diçka të tillë po bën edhe Arat Hosseini, dyvjeçar duke praktikuar talentin e tij për ushtrime fizike.
Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni lëvizjet e tij të realizuara e që shumë të tjerë do t’i lë pa fjalë, njofton Klan Kosova.
Sipas babait të dyvjeçarit iranian, Arat filloi me gjimnastikë qysh kur ishte nëntë muajsh.
‘’Qysh kur ishte nëntë muajsh kam vënë re forcën dhe fuqinë e Arat dhe me të vërtetë më habiste. Lëvizja e tij më e preferuar qysh nga ajo kohë ishte saltoja e kthyer nga prapa’’, tha babai i tij, përcjellë Klan Kosova.
Ky i fundit gjithashtu shtoi se djali i tij është shumë i gjallë e i lëvizshëm dhe ka rreth 20 minuta stërvitje në ditë.
Për më shumë detaje ndiqeni videon në vazhdim, që tregon talentin e pabesueshëm të dyvjeçarit iranian.
https://www.youtube.com/watch?v=h03XpR20fzQ
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.