Kreu i gjigantit të rrjeteve celulare T-Mobile tha të enjten se kompania do të largojë nga puna pothuajse 7% të fuqisë së saj punëtore gjatë muajve të ardhshëm si pjesë e një strategjie për uljen e kostove.
“Duke filluar nga kjo javë dhe gjatë pesë javëve të ardhshme, ne do të bëjmë ndryshime në organizatën tonë që do të rezultojnë në reduktimin e disa pozicioneve në kompani”, tha CEO Mike Sievert në një letër drejtuar punonjësve.
“Këto ndryshime do të ndikojnë në afërsisht 5,000 pozicione, pak më pak se 7% të totalit të punonjësve tanë në lokacione në të gjithë vendin, kryesisht në korporatë”.
Kompania shtoi se do të humbasë 450 milionë dollarë në tremujorin e tretë për shkak të reduktimit të fuqisë punëtore.T-Mobile fitoi 2.2 miliardë dollarë të ardhura neto gjatë tremujorit të dytë, krahasuar me 1.9 miliardë dollarë gjatë periudhës tre mujore që përfundon në mars. Kompania pati një humbje gjatë tremujorit të dytë të 2022.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.