Lajmet e fundit

Portieri Wojciech Szczesny është tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare.
Juventusi, klubi i tij i fundit, e la të largohej gjatë verës, dhe me kaq ai e la karrierën, duke mos u orvatur të gjejë një aventurë të re.
Ai mund të ndihet mirë me karrierën e tij ku i ka kaluar tetë vjet si lojtar i Arsenalit (një vit huazimte Brentfordi, dy te Roma), si dhe shtatë të tjera te Juventusi.
Polaku e ka fituar FA Cup-ën dy herë, Kupën e Italiasë tre herë, Serie A-në tre herë, ndërkaq një herë është shpallur portieri më i mirë në Premier Ligë, e një herë tjetër në Serie A.