Një banor i Connecticutit pati një përballje të frikshme me një ari të zi që u fut në garazhin e tij, duke e lënë të shtangur.
Andrew Hart, pronar i kompanisë Hart Curb Appeal LLC, ishte në një vend pune në Bloomfield kur vuri re vizitorin e paftuar.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur Hart po afrohej në garazh dhe papritur koka e aruit u shfaq nga dera e hapur, duke bërë që ai të ikte me vrap.
"Mund të them me siguri që më duhen pantallona të reja pas asaj", tha Hart për WFSB-TV, duke qeshur, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Z5oqWp01kIg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.