U krijua me synim rritjen e punësimit të të rinjve. Është platforma “Superpuna” që Qeveria e Kosovës lansoi në javën e parë të shkurtit, parasheh që në 6 muajt e parë të paguhet 264 euro secili që fiton një punë të re.
Ani se mirëpret hapjen e vendeve të punës, një praktikë e tillë sipas Bashkim Mustafës, profesor i ekonomisë, nuk garanton siguri, njofton Klan Kosova.
Subvencionimi mujor sa paga minimale, është i pamjaftueshëm për Dhomën e Tregtisë dhe la jashtë kuadrot deficitare.
Fjalë të mira për skemën e garantuar të punësimit nuk kanë as opozita. Për Ferat Shalën e PDK-së kjo është veç një mashtrim i radhës i ekzekutivit.
E sipas ministrit të Punës Hekuran Murati nga 6 deri më 12 shkurt janë regjistruar 1 mijë punëkërkues në këtë platformë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=qHhBDsqCL_E
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.