Kina mbanë rekordin e superkompjuterit më të shpejtë në botë, kështu kompjuteri i tillë është pothuajse dy herë më i shpejtë se sa ai i cili mbante rekordin SHBA.
U zhvillua nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes, në qytetin Changsha të Kinës.
Është Tianhe-2, kompjuteri i cili është i aftë për informatikë të qëndrueshme, që përmbanë 33.86 petaflops për sekondë.
Kështu pra në top 500 listën zyrtarë të superkompjuterëve ky është superkompjuterti më i shpejtë në botë.
Kjo është ekuivalente ngase kryen 33.860 trilionë llogaritje për sekondë, përcjellë Klan Kosova.
Këta superkompjuterë janë përdorur për punë komplekse të tilla si modelimi i sistemeve të motit, stimulimin e shpërthimeve bërthamore dhe dizajnimin e aeroplanëve reaktiv, shkruan stuff.co.nz.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.