Lajmet e fundit

Dinamo e Tiranës nuk e ka humbur hapin për kreun e tabelës.
Skuadra e udhëhequr nga ish-timonjeri i Ballkanit, Ilir Daja, fitoi 2-0 sfidën ndaj Teutës së Durrësit, ku golin e parë e shënoi futbollisti në top-formë na Kosova, Baton Zabërgja, derisa epilogun përfundimtar e vendosi portugezi Tiago Nani.
Hap të gabuar nuk bëri as kampionja aktuale e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv
Egnatia e mundi Elbasanin 3-1, me dobjetën e Regi Lushkjes, derisa golin e tretë e shënoi Mohammed Yahaya.
I vetmi realizim për mysafirët në këtë ballafaqim, ishte ai i Xhonathan Lajthisë, kur barazoi shifrat 1-1.
Renditjes tabelare vazhdon t'i prijë Partizani me 27 pikë, por që do ta luaj nesër derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.
Rrogozhinasit kampionë kanë 26 pikë, kurse Vllaznia e Shkodrës 25.
Dinamo City pas tyre në vendin e katërt ka 24 sosh, raporton Klankosova.tv.
Edhe në luftën për mbijetesë, Laçi me golin e Nicolas Koffi Kouame, triumfoi ndaj Skenderbeut.