“Mohajer” është droni më i ri iranian.
Me ekspozimin e tij, në ditën kombëtare të Industrisë ushtarake, shteti islamik deshi të tregojë fuqinë e vetë luftarake.
Droni që i ngjan avionit amerikan MQ-9, u tha se është i aftë të qëndrojë në ajër për 24 orë pa ndërprerë dhe se ka mundësi të arrijë edhe Izraelin, raporton Klan Kosova.
Poashtu “Mohajer” që në shqip do të thotë “emigrant”, fluturon me shpejtësi deri në 210 km/h, ndërsa ka kapacitet të mbajë një ngarkesë bombe që mbërrin deri në 300 kilogramë.
Këtë dhe prodhimet e tjera ushtarake Irani po synon t’ua shesë edhe vendeve të tjera, pas skadimit të sanksioneve që ia ndaloi tregtinë ndërkombëtare më armë.
Gjeneral Mohammad Reza Gharaei Ashtiani, ministër i mbrojtjes i Iranit, tha: “Republika Islamike e Iranit, e cila më parë u përball me kufizime në këtë fushë si rezultat i sanksioneve të padrejta, mund të bashkëpunojë lirisht me vende të pavarura dhe dakorduese pa kufizime ndërkombëtare”.
Irani është prodhues edhe i dronëve “Shahed”, të cilat po përdoren me të madhe nga Rusia gjatë luftimeve në Ukrainë.
https://youtu.be/vRWIjWUzCf8
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.