Bëri nam nëpër luftërat e para të këtij mileniumi.
E përdorimi nga forcat e Ukrainës, e shenjtëroi Javelinin.
Kjo pajisje antitank, do t’i shtohet edhe arsenalit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kërkesa e Republikës për blerjen e raketave dhe lansuesve të tyre u bë gjatë takimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, James O’Brien në dhjetor.
Por, se Shtetet e Bashkuara ia dhanë dritën e gjelbër Kosovës dhe tash pritet miratimi nga Kongresi i ShBA-së për këtë gjë, u bë e ditur në takimin e të parit të Washingtonit në Beograd, Christopher Hill dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit e priti me zhgënjim këtë lajm. Megjithatë, mundi të thotë që interesi serb është stabiliteti i rajonit.
Siç merr vesh Klan Kosova, Kosova ende nuk është lëshuar në diskutime se me sa raketa Javelin do të pajiset FSK-ja, ngaqë detajet negociohen pas miratimit në Kongres.
Kapacitetet e Republikës aktualisht janë për blerjen e qindra raketave e treshifror mund të jetë edhe numri i lansuesve.
Sistemit që arrin lartësi për pengimin e predhave deri në 150 metra dhe ka rreze veprimi mbi 2 kilometra, mund t’i bëhet vend në kazermat e Forcës zyrtarisht gjatë 2025-ës.
Ky është viti kur Javelinët pritet të arrijnë edhe në shtetin e parë të rajonit që i bleu ato, Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-së. Kjo nuk është hera e parë brenda një viti kalendarik që Serbia zhgënjehet me armatosjen e sofistikuar të FSK.
Kosova u bë shteti i parë i rajonit që u pajis me dronët sulmues e vëzhgues turk, Bayraktar.
Ani që edhe vetë ishte në listë të pritjes për kësi pajisje, fqinji verior u tërhoq, për t’u kthyer kah Kina e negociuar blerje tjera nga ky shtet komunist.
https://www.youtube.com/watch?v=Iy2hpqvv38U
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.