Real Madridi e ka kthyer rezultatin ndaj Manchester Cityt krejt në fund të takimit.
Ishte Vinicius ai që u gjend i vetëm ballë për ballë me portierin, por që gjuajtja e tij nuk e mbërriti rrjetën.
Ndërsa, Bellingham ishte më i shpejt se një nga lojatërt e Cityt, i cili e çoi topin në rrjetë, njofton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Cityt, ku Haaland shënoi në minutën e 19-të të takimit pas asistimit të Gvardiol, ndërsa pas një ore lojë, Mbappe barazoi shifrat.
Haaland u ngjit sërish në skenë, ku u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 80-të të ndeshjes, kurse Reali barazoi shifrat gjashtë minuta më vonë, për të shënuar krejt në fund.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 19 shkurt të këtij viti në “Santiago Bernabeu”.
E, gjatë natës së sotme u zhvilluan edhe ndeshjet Juventus – PSV, ku Juventusi fitoi me rezultat 2:1, ndërsa Dortmundi udhëtoi për në Lisbonë, ku u ndesh me Sportingun, të cilën e mposhti me rezultat 0:3
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.