Sunderland ka refuzuar ofertën prej 8 milionë funtesh të Chelsea për Granit Xhakën, duke e cilësuar atë si "ofenduese" dhe duke bërë të qartë se kapiteni i skuadrës nuk është në shitje.
Sipas Daily Mail Sport, Chelsea tentoi të transferojë mesfushorin zviceran me kërkesë të trajnerit të ri, Xabi Alonso, i cili ka punuar me të te Bayer Leverkusen, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/chelsea-sheq-dore-nga-xhaka-po-planifikon-nje-tjeter-oferte/
Megjithatë, drejtuesit e Sunderlandit e hodhën poshtë menjëherë ofertën dhe nuk planifikojnë të negociojnë për Xhakën.
https://klankosova.tv/sunderland-refuzon-oferten-e-chelseat-granit-xhaka-nuk-eshte-ne-shitje1/
33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar nga Bayer Leverkusen dhe u emërua menjëherë kapiten, duke udhëhequr skuadrën drejt një vendi në Europa League.
Aktualisht, Xhaka është i angazhuar me Zvicrën në Kupën e Botës 2026, ndërsa e ardhmja e tij pritet të mbetet një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.