Lajmet e fundit

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se "kanë humbur jetën shumë civilë" në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar: "Askush nuk dëshiron që ky konflikt të vazhdojë një ditë më shumë se sa duhet".
Duke folur me gazetarët në Skoci, ai përsërit se derisa Izraeli ka të drejtë të mbrohet pas sulmeve të 7 tetorit, ai duhet ta bëjë këtë "në përputhje me ligjin humanitar", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rriti thirrjet e saj për "armëpushim të qëndrueshëm" në Gaza.
Sunak thotë se qeveria e tij ka qenë "konsistente" në thirrjen për një armëpushim të tillë "ku pengjet lirohen, raketat ndalojnë së lëshuari në Izrael nga Hamasi dhe ne vazhdojmë të marrim më shumë ndihmë në [Gaza]".