Lajmet e fundit

Pas zjarreve të fuqishme në disa shtete evropiane, së fundmi me një situatë të tillë është duke u përballur edhe Turqia.
Gjatë së mërkurës, në shtatë provinca në 11 rajone të ndryshme në Turqi kanë shpërthyer flakët.
Sipas mediave turke, situata paraqitet e vështirë në disa prej zonave të prekura, derisa ekipet po punojnë në shuarjen e zjarreve duke ndërhyrë përmes tokës dhe ajrit.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Turqi ka njoftuar po vazhdojnë angazhimet për shuarjen e flakëve në këto zona.
Disa prej zonave të prekura nga flakët janë në Antalya, Mugla, Çanakkale, Balikesir e rajone tjera.
Autoritetet turke kanë njoftuar se dhjetëra banorë janë evakuuar.
“Heronjtë e Pyllit po luftojnë me përkushtim të madh në terren për të mbrojtur atdheun tonë të gjelbër. Ju lutemi mos shkaktoni zjarre të reja.", thuhet në deklaratën e ministrisë.