Lajmet e fundit

Tre persona pësuan lëndime të lehta në Jerusalem të hënën në mëngjes pasi një automjet u përplas me ta në një rrugë, thotë policia izraelite.
Policia tha se tre këmbësorë u goditën nga një automjet në lëvizje në një "sulm terrorist" në rrugën Mordechai Tekhelet në orën 8 të mëngjesit me orën lokale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Pas ngjarjes, dy persona kanë dalë nga makina duke mbajtur armë dhe më pas i kanë hedhur ato teksa janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia tha se ata nuk kishin hapur zjarr para se të largoheshin.
Qendra Mjekësore Shaarey Zedek tha se pranoi një burrë 21-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar për lëndime të lehta pas sulmit.