Fituesja më e shpeshtë e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, e ka siguruar çerekfinalen e edicionit 2024/25 në këtë kompeticion, duke shpartalluar skuadrën e Suharekës.
4-0 ka përfunduar takimi në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet, raporton Klankosova.tv.
Axel Gnapi e zhbllokoi rezultatin pas një çerek ore që kur nisi ndeshja, kurse që prishtinasit të shkojnë të qetë në pushimin mes dy pjesëve, u kujdes Ardian Muja.
Mysafirët nga Suhareka nuk mundën më të rikthehen në lojë, derisa vulën e fituesit e dha pikërisht suharekasi i "Prishtinës, Dion Gallapeni, i cili realizoi dy gola në fund të takimit.
[caption id="attachment_2504757" align="alignnone" width="1154"] Dion Gallapeni, FC Prishtina[/caption]
"Plisat" janë fitues tetë herë të Kupës së Kosovës, më shumë se çdo skuadër tjetër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.