Lajmet e fundit

Suhareka ka njoftuar se ka zgjatur kontratën e Donat Hasanajt, deri në vitin 2026.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Suhareka me anë të një postimi në rrjet sociale.
“Ju njoftojmë që futbollisti Donat Hasanaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026 me dakordimin e të dyja palëvë është renovuar kontrata”, thuhet në njoftim.
“Hasanaj ishte një ndër lojtarët më kyç të skuadrës në suksesin e inkuadrimit në elitë ku kontriboi në shumë gola duke shënuar e asistuar”.