Lajmet e fundit

Klubi i Suharekës do të jetë për herë të parë pjesë e Superligës së Kosovës, pasi u shpall kampion në Ligën e Parë në Grupin A.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi siguroi këtë triumf, vetëm një vit pasi ky klub u themelua.
Suharekasit të shtunën e mposhtën Drenicën, duke u renditur në vendin e parë me 53 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshje.
Kujtojmë që nga ky qytet garon edhe klubi i Ballkanit, që ka fituar dy tituj të kampionit në dy edicionet e fundit.