Lajmet e fundit

Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të Malisheva, të cilën e mposhti me rezultat 1:2.
Epërsinë, Suhareka e krijoi qysh në minutën e 21-të, ku Mevlan Zeka shënoi për 0-1, ndërsa po i njëjti, 20 minuta më vonë e dyfishoi atë, njofton Klankosova.tv.
Malisheva arriti që ta ngushtonte epërsinë në 1-2 me anë të Hazrollajt, por që nuk arriti të bënte më shumë.
Me kët fitore, Suhareka gjendet në vendin e pestë me 25 pikë, kurse Malisheva në vendin e tretë me 29 pikë.