Stuhia e fuqishme që kaploi mbrëmjen e së mërkurës Mitrovicën veriore, shkaktoi dëme të shumta atje.
Çatia e një ndërtese ra, derisa muret e shumë të tjerave pësuan dëme të shumta.
Banorët serbë të asaj ane po kërkojnë kompensimin e dëmeve.
Por, të njëjtit do të kompensohen, edhe atë mbase dy herë. Kjo meqë komuna paralele serbe ftoi qytetarët të aplikojnë për pagesa të dëmeve në zyrat e atij që Serbia e quan organ i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës.
Këtë veprim po e quajnë qesharak zyrtarët ‘legalë’ komunalë, që po ashtu po vlerësojnë situatën derisa e formuan edhe komisionin përkatës për këtë punë.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit, Fatir Berzati, tha se nga stuhia e një dite më parë janë dëmtuar gjashtë objekte.
https://www.youtube.com/watch?v=LkCGk9jaVBE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.