Nëse keni mace në shtëpi, mund të keni menduar gjithmonë se ajo është mjaft e mençur.
Dyshimet karshi inteligjencës së maces tuaj, mund t’i shuajë Universiteti i Japonisë Kyoto. Shkencëtarët e këtij universiteti, kanë arritur të konstatojnë se macet mund ta kuptojnë fizikën, shkruan Huffington post, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo, para se të filloni të mendoni se macen e keni “Isaac Newton”, duhet ta sqarojmë se macet nuk e kuptojnë mekanikën kuantike në tërësi.
Çfarë studiuesit kanë arritur në përfundim, është se macet mund t’i kuptojnë ligjet bazike të fizikës pasi që macet reagojnë kur e shohin se si disa objekte arrijnë t’i thyejnë këto ligje.
Shkencëtarët kanë manipuluar me macet duke vendosur një vazo pranë tyre dhe një objekt brenda, kështu që ky kombinim i thyente ligjet bazike të fizikës.
Ata kanë zbuluar se macet i shikonin çuditshëm objektet që lëviznin kundër ligjeve bazike të fizikës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.