Lajmet e fundit

Leonie Muller, është një studente gjermane që jeton në tren.
23 vjeçarja paguan 240 euro në muaj për tiketë që të "udhëtojë tërë kohën".
Studentja e Universitetit Tubingen në jug perëndim të Gjermanisë, i kishte paketuar të gjitha gjërat e saj, duke përshirë rrobat, librat, loptopin e qantën për ta marrë kudo me vete, transmeton Klan Kosova.
Ajo studion, ha e lahet në tren.
Leonie nga Stutgart, është ambientuar shumë mirë me stilin e jetës prej nomade, që i mundëson asaj që ta vizitojë familjen në Berlin si dhe të dashurin në Cologne.
“Në kushte normale ne do të duhej të përballeshim me një lidhje në distancë”.
“Por jetesa në tren ma mundëson ta shoh çdo herë”.
“Në tren ndihem sikurse në shtëpi dhe mund ta vizitojë shoqërinë nëpër qytete të ndryshme”.
“Është njëjtë sikurse të jesh gjithmonë në pushim”.
“Lexojë, shkruaj, shikojë jashtë dritares e takojë njerëz të mirë gjatë gjithë kohës”, është shprehur Muller.
Ajo dëshiron që njerëzit të inspirohen nga mënyra e saj e jetesës, e të bëjnë gjëra edhe pse nga të tjerët mund të mos shikohen si normale.