Një kompani amerikane e fluturimeve ka suspenduar nga puna një stjuardesë, pasi ajo kishte goditur një grua.
Gjatë të premtes në fluturimin AA591 Nga San Francisco për në aeroportin e Dallas – Fort Ëorth, shihet kur një anëtare e stafit lëndon një grua – nënë e dy fëmijëve, ku dhe ja largon karrocën e fëmijës që e ka në duar, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Kjo ngjarje është xhiruar nga pasagjeri, Surain Adyanthaya që ishte ulur disa ulëse më prapa.
ai ngarkoi videon në Facebook, ku kishte shkruar: “O Zot, një stjuardesë dhunshëm morri nga dora e një nëne karrocën e fëmijës, gjatë fluturimit, duke goditur atë”.
Pas daljes në publik, “American Airlines”, ka këkruar falje për atë që kishte ndodhur gjatë fluturimit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.