Stilistja e njohur Haneefah Adam, është rikthyer në faqen e saj në Instagram pas gjashtë vjetësh me postimin e një kukulle Barbie me mbulesë.
I gjithë ky reagim erdhi si një reagim pas lansimit të premierës se filmit "Barbie" në të cilin shumë vajza me mbulesë nuk e kanë gjetur “pamjen”e tyre në këtë film.

Ky dizajn nga Adam është mirëpritur nga shumë vajza që janë me hixhab të cilat e kanë mbështetur për krijimin e një kukulle që u ngjan atyre.
Tani faqja @hijarbie ka rreth 59.000 ndjekës dhe më shumë se 200 foto të publikuara.
Adam ka dizajnuar rreth 70 veshje që shfaqin kulturën dhe modën myslimane, duke përfshirë një sërë kukullash të bazuara në gra të shquara myslimane.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.