Fabrika e veshjeve SSprint ka hapur objektin e tij më të ri në Fushë Kosovë.
Objekti na fjalë do të shërbejë si pikë grumbulluese e produkteve, ku më pas nga këtu do të shkojë në duart e klientëve.
“Kemi kërkesa më shumë se që po prodhojmë, prandaj e kemi zgjeruar objektin”, ka thënë Sami Sopa pronar i SSprint, njofton Klan Kosova.
Suksesi i kompanisë së veshjeve erdhi si rezultat i punës së mirë të rreth 200 punëtorëve.
“Asnjë klient nuk ka ndodh të ankohet për produkte tona, ka pasë mundësi me pasë ndërrim të numrit, por jo për ndonjë defekt”, ka thënë Anita Rafuna, punëtore e SSprint.
Përveç me Kosovën kjo kompani synim ka edhe tregun ndërkombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQ9Xq-6sc50
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.