Një mjeke nga Spanja e quajtur, Lina Alvares, ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme në moshën 62 vjeçare.
Ajo me këtë rast i ka dërguar edhe një mesazh inkurajimi të gjitha moshatarave që ta ndjekin shembullin e saj, nëse duan që të lindin fëmijë, njofton Klan Kosova.
Ky është fëmija i saj i tretë dhe Alvares thotë se ndihet mirë.
62 vjeçarja ka përdorur metodën e mbarësimit artificial për të mbetur shtatzënë.
Ndërkaq, vajza ka lindur me prerje cezariane dhe peshë 2.4 kilogram më 10 tetor në një spital në qytetin Lugo, raporton Associated Press, përcjellë Klan Kosova.
Fëmija i parë i Alvares, e cila tani ka 27 vjet, ka lindur me paralizë cerebrale, ndërsa fëmija i dytë i saj tani është 10 vjeçar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.