Lajmet e fundit

Spanja ishte tejet bindëse ndaj Zvicrës.
“Furia e kuqe” i mposhtën helvetikët me rezultat 1:4.
Kështu kjo ishte humbja e dytë e skuadrës së Murat Yakin, pasi që edhe në xhiron e parë në kuadër të UEFA Nations League, u mposht nga Danimarka me rezultat 2:0.
Sonte nuk luajti kapiteni Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me të kuq lojën e kaluar.
Golat për ekipin e Luis de la Fuente i realizuan, Joselu, ( 2x Ruiz) dhe Torres.
Kurse, golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Zeki Amdouni.
Kombëtarja helvetike humbi si nikoqire në stadiumin “Stade de Geneve”.