Lajmet e fundit

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij te Anglia.
Ai u pyet për këtë gjë pas finales së humbur të EURO 2024-shit nga Spanja, 2:1.
“Nuk mendoj që është moment i mirë për t’i vendosur këto gjëra”, ka thënë Southgate.
“Kam nevojë që të bisedoj me njerëz të rëndësishëm prapa kuintave. Nuk do ta diskutoj këtë gjë fillimisht në publik”.