Për pak çaste ky qen do të ndryshojë vendqëndrim.
Nga strehimorja në Hanroc, kafsha do shkojë të hënën tek pronari i ri që e ka adoptuar atë.
Por fillimisht atë dhe të tjerët, vjen t'i shoh kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tregoi se edhe vetë strehoi një të tillë.
Më pas tha se do të subvencionojnë adoptimin e qenve endacakë për të ofruar kujdes për kafshët e siguri për qytetarët. Për këtë problematikë nacionale konsideron se punoi shumë.
Këtu u bë nënshkrimi i kontratave me dy familje adoptuese, e dallaverexhinjt do të ndëshkohen.
Për qentë e pajisur me mikroçipë pronarët do marrin nga 50 euro në muaj. Edhe qendra strehuese u panë të lumtur me interesimin për të marrë qenë në pronësi. Synimi i komunës është që secili qen endacak në kryeqytet ta ketë një pronar.
https://www.youtube.com/watch?v=SbnOXV2v7ws
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.