Sot zhvillohen pesë ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Katër prej tyre luhen nga ora 12:30, me Dinamo Feriajn që pret Malishevën dhe Llapi, Vushtrrinë e Vëllaznimi, Gjilanin.
Derbi në këtë orar është ai mes Dritës dhe Dukagjinit.
Më vonë, saktësisht në ora 17:00, Prishtina, fituesja e shtatëfishtë e kësaj gare, pret Suharekën në derbin e kësaj faze.
Përndryshe, dje u zhvillua Trepça-Drenica ku këta të fundit kaluan në fazën tjetër pasi triumfuan në penalti.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.