Lajmet e fundit

Sonte luhet ndeshja e dytë e gjysmëfinales në mes PSG-së dhe Dortmundit.
Të dyja ekipet tashmë kanë bërë zyrtare formacionet, ku në sulm për francezët është Mbappe ndërsa për gjermanët është Fulkrug.
Ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani e ka fituar Borussia Dortmund me rezultat minimal prej 1-0, njofton Klankosova.tv.
Parisi, si vendas sonte do të tentojë që ta përmbys Dortmundin, të cilët me një barazim eventual do ta prekin finalen e madhe të Champions League.
Më poshtë mund t’i gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:
PSG: Donnarumma, Mendes, Beraldo, Marquinhos, Hakimi, Zaire-Emery, Vitinha, Ruiz, Mbappe, Ramos dhe Dembele.
Dortmund: Kobel, Ryerson, Hummels, Scholtterbeck, Maatsen, Sabitzer, Can, Sancho, Brandt, Adeyeml dhe Fulkrug.