Jeremy Telford ka thyer rekordin e ndërtimit të një skulpture me anë të ballonëve.
Ai me anë të mbi 8000 ballonëve ka ndërtuar një skulpturë të një qeni, kurse ngjyra që ai ka zgjedhur për ta bërë atë është ngjyra rozë.
Ky është rekord individual i Telfordit i cili projektin e tij e ka përfunduar brenda katër ditëve.
Artisti ka thënë se gjithmonë ka dëshiruar që të thyej një rekord, gjë të cilën ai e ka arritur tash, shkruan Mirror.
Rekordin e mëparshëm e mbante Adam Lee i cili skulpturën e tij e kishte ndërtuar me 2975 balona, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.