Skuadra e Gjilanit dje është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga ekipi i Ligës së Parë, Vëllaznimi me rezultatin 2:1.
Me këtë rast, kanë reaguar tifozët e klubit gjilanas.
"Skifterat" përmes një komunikate thonë se nuk do të rrinë në heshtje për këtë situatë – teksa kërkojnë reagim të menjëhershëm.
"Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy!", thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.