04.04.2016 · përditësuar para 3746 dite1 min lexim
Skiatorja më e vjetër e Britanisë së Madhe, kishte filluar këtë sport në Skotlandë me një palë skie të përpunuara në shtëpi.
Ndërsa tani 102 vjeçares Hilda Jamieson i duhet të heqë dorë nga ky sport, për shkak të një gjendjeje shëndetësore e cila e la pothuajse të verbër, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Stërgjyshja angleze, e cila e ka praktikuar skijimin në shumë vende të botës, këta muajt e fundit ia ka dalë që të skijojë vetëm me ndihmën e dikujt, të vajzës së saj në këtë rast.
Mirëpo tani, për shkak të kushteve të saja mjekësore asaj i është dashur që të heqë dorë nga ky sport për të cilin ishte aq entuziaste.
“Po qe se skijove për pak kohë, ky sport do të bëhet pjesë e juaja. S’mund të jetoni pa të”, thotë Hilda Jamieson.
Ajo ka 10 nipër dhe 20 stërnipër, dhe të gjithë janë skijatorë, e disa prej tyre kanë fituar gara kombëtare e kanë përfaqësuar Skotlandën jashtë vendit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.