Lajmet e fundit

Bayern Munich dhe Borussia Dortmundi të shtunën treguan shkathtësi të barabarta, të paktën sa i përket rezultatit.
Ndeshja mes tyre përfundoi me rezultat 1-1, raporton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasëve, pas golit të shënuar nga Jamie Gittens në minutën e 27-të.
Jo fort larg nga fundi i derbit, Bayerni barazoi rezultatin. Topi në rrjetë u fut nga Jamal Musiala, në minutën e 85-të.
Para kësaj nate, skuadra më e trofeshme në Gjermani, arriti të sigurojë katër fitore radhazi dhe vazhdon ta udhëheq Bundesligën me 30 pikë, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, dhjetë më pak i ka ekipi nga “Signal Iduna Park”, që me pikën e fituar sonte, e ka barazuar Freiburgun me nga 20-të.