Lajmet e fundit

Jannik Sinner e ka mundur Karen Kachanovin për të kaluar në çerekfinale të Madrid Openit.
Italianit iu deshën dy orë 12 minuta për ta mundur kundërshtarin me rezultat 2:1 në sete, 5:7, 6:3, 6:3.
Kësisoj, ai u bë lojtari i vetëm që i arrin çerekfinalet e të gjitha turneve ATP Masters 1000 këtë sezon.