Vinicius Junior e ka konfirmuar që është në bisedime për një kontratë të re me Real Madridin.
Këtë lajm të mirë për fansat madrilenë e dha pas natës heroike në Etihad Stadium ku kampioni në fuqi triumfoi me përmbysje, 2:3.
Madje, i përqeshuri nga fansat vendës arriti të shpallej lojtari i ndeshjes duke dhënë dy asistime.
“Po flasim për një kontratë të re. Dëshira ime është që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, që të bëj histori për Real Madridin”, ka thënë Viniciusi pas ndeshjes.
Këto fjalë të tij ndoshta i shuajnë spekulimet se ai do të kalojë në Arabinë Saudie për një kontratë masive.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.