Ka njerëz që e vuajnë shumë takimin me persona të panjohur. Djersë të ftohta, belbëzime, humbje kontrolli… për disa kjo gjendje është një torturë e vërtetë. Nga lind ky ankth?
Ka disa hapa që mund t’ju bëjnë të hidhni pas drojën…
Shënoni gjithçka
Mbani një fletore me vete. Sa herë që ndodheni në vështirësi shkruani në të ndjenjat tuaja, mendimet që ju vijnë menjëherë ndërmend duke i shoqëruar me analizat e detajeve sipas interpretimit tuaj. Vetëvëzhgimi ju lejon të largoheni nga ndjesitë e ndrojtjes apo të turpit.
Përballuni
Nevojitet kurajë për të folur në publik, por përballja është e vetmja mënyrë për të minimizuar problemin. Duhet të bisedoni me njerëz të panjohur, të përfshiheni në debat, të thelloni njohjet e reja. Ushtrohuni duke u përfshirë në diskutime mes miqve dhe njerëzve të afërm.
Filmoni veten
Për të kuptuar më mirë dobësitë tuaja, filmoni veten. Pastaj rikthejuni filmimit me qëllimin për të analizuar detajet e mëposhtme:
Zëri
Zëri është elementi bazë për të shprehur qartë atë që mendoni. Duhet të keni një ritëm të rregullt të frymëmarrjes, të flisni me zë të qartë dhe të plotë.
Kontakti me sy
Kontakti me sy është i rëndësishëm. Zgjidhni që të rrini përballë dikujt që ju bën të ndiheni mirë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.