Të kalosh tetë vite si president i shtetit më të fuqishëm në botë, padyshim se do të lë shenjë te secili do burrë.
Në tetor në New York Magazine janë shfaqur dy portrete të Barack Obama nga fotografi Dan Winters – njëra e kohës kur ai ishte inauguruar për president në vitin 2008 dhe tjetra në këto ditët e fundit, 2016.
Qartë vërehen më shumë thinja dhe rrudha.

Nëpër vite, janë bërë po ashtu edhe krahasime mes portreteve presidencial, para dhe pas mandatit.
Tash disa janë duke bërë me dije efektin, pas katër ose tetë viteve që mund të vërehet të i sapo zgjedhuri president, Donald Trump.
E për këtë është krijuar edhe një shaka, se si do të mund të dukej ai, e që mund ta shihni më poshtë.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.