Karim Adeyemi ishte pajtuar të kalonte te Napoli mirëpo pastaj ujdia ra poshtë, sipas drejtorit sportiv të këtij klubi, Mannës.
“Mund ta konfirmoj që kemi pasur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmundin për Adeyemin”, ka thënë Manna.
“Po ashtu jam takuar me Adeyemin në Gjermani, por marrëveshja kolapsoi dhe ai nuk donte që të na bashkohej”.
“Lexova sot që tashmë ai është pajtuar që t’i bashkohet një klubi tjetër në korrik...mirë për të”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.