Të mërkurën, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan, synimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO, u theksua fort.
Nga njëra anë, kongresisti republikan Keith Self, foli për atë se si ky është qëllimi kryesor i Republikës kosovare, përderisa e theksoi se disa anëtare të aleancës, nuk e njohin mëvetësinë e saj.
Në këtë kontekst, ishte admirali në pension Mark Montgomery, që tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përdorin fuqinë e tyre të rëndësishme që të shtyjnë vendet siç është Spanja të ndërrojnë qëndrimin refuzues.
Shteti spanjoll, bashkë me Greqinë, Rumaninë e Sllovakinë, përbëjnë katërshen mosnjohëse nga 32 vendet anëtare të NATO-s.
Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit me seli në Bruksel, thotë se këto katër vende kanë arsye të brendshme që nuk po lëvizin drejt njohjes.
Ndiqeni të plotë kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=BJxo5ggXako
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.