Brunilda Gjura, garuesja e veturave në Kosovë që fitoi shumë zemra dhe trofe, ishte e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
Në emision, ajo diskutoi për sukseset e saj në garat e fundit automobilistike në Kosovë, si është të jesh grua garuese në Kosovë dhe shumëçka tjetër nga jeta e saj personale.
“Është një kënaqësi shumë e madhe për mua personalisht të jem pjesë e një ekipi siç është ‘Prishtina Racing Team’ për shumë arsye, një ndër arsyet është se ‘Prishtina Racing Team’ është ndër klubet e para të mirëkonsiliduara në Kosovë, njihet për garuesit elitarë në të gjitha disiplinat, veçanërisht në disiplinën malore, klubi është kampion në garat malore që 15 sezone. Në garat malore jemi të parët, garuesi jonë Përparim Dushi është kampion i Kosovës për këtë vit. Si pjesë e klubeve të Kosovës, kemi shumë pak gra pjesëmarrëse”, u shpreh mes tjerash Brunilda.
Më poshtë, ndiqeni intervistën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=heGfckshtI8
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.