Një shtëpi e pazakontë në formë të “pites” në një pjesë të Çikagos, është shitur për 350 mijë euro.
E ndërtuar në vitin 2003, ajo tërheq vëmendjen për dizajnin e saj të pazakontë, me një gjerësi prej vetëm 3 metra në njërin fund, që fillimisht shkaktoi kritika nga banorët, por tani është bërë një simbol i komunitetit.
Shtëpia ka 148 metra katrorë hapësirë jetese, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe një banjo shtesë, si dhe një hapësirë parkimi për deri në katër automjete. Është e pajisur me kuzhinë të re me pajisje të çelikut inox.
Në vitin 2020 “Pie House” u bë e njohur në shoubiz, kur u shfaq në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, i cili bëri shaka mbi formën e saj.
Shtëpia tani konsiderohet si një "pasuri arkitekturore lokale".
https://www.youtube.com/watch?v=mPfZkapuOYE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.