24.12.2015 · përditësuar para 3849 dite1 min lexim
Në një storie të vitit 2004, kur karakterit kryesor i bie Elfi në tokë, magjia e Krishtlindjeve zhduket.
E si duket këtë film shtatë vjeçarja Isabelle LaPeruta nga Nju Xhersi e ka të përzemërt, transmeton Klan Kosova.
Isabelle e ka telefonuar policinë për t’i thënë se e ka prekur elfin meqë rast ai ka rënë në dysheme dhe kështu magjina e Krishtlindjeve do të zhduket.
Policia tregon se Isabelle u kishte telefonuar duke i treguar se kush është por i kishte thënë që të mos shkojnë në shtëpinë e saj.
Ata më pas kanë shkuar tek shtëpia e saj, për të kuptuar nëse ishte diçka urgjente.
Kur polici shkoi atje e gjeti vajzën duke qarë.
Nëna e Isabelles, Lynanne, është shprehur se pasi është zgjuar nga gjumi e kishte gjetur vajzën duke qarë dhe policinë jashtë shtëpisë së saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.