Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të udhëtuar për këtë vit dhe ku turistët mund të bëjnë pushime me kosto të ulët.
Media spanjolle “Okdiario” shkruan se në Shqipëri, turistët do të zbulojnë vende të qeta dhe autentike, larg turizmit masiv.
Rekomandon që udhëtimi të fillojë me Tiranën ku gjendet sheshi Skënderbej, BunkArt dhe Xhamia e Namazgjasë.
Prej kryeqytetit mund të vijohet me qytetin e Beratit i cili është i njohur për arkitekturën e tij osmane. Në qytetin e listuar në UNESCO turistët mund të shijojnë banjat termale të Bënjës, të cilat ofrojnë burime të nxehta relaksuese me hijeshinë e shtuar të Urës së Kadiut.
Gjirokastra, vendlindja e diktatorit Enver Hoxhës, shquhet për qendrën historike dhe kalanë e madhe. Më në jug gjendet Parku Kombëtar i Butrintit i cili përfshin një shumëllojshmëri habitatesh natyrore.
Rekomandon ndër të tjera të vizitohen edhe qyteti i Krujës dhe Shkodrës.
Në përfundim media spanjolle veçon rivierën shqiptare ku udhëtarët e huaj do të kenë mundësinë të shijojnë plazhe piktoreske.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.