Tre persona janë shpëtuar nga një ishull i largët në Pacifik, pasi kishin shënuar fjalën “ndihmë” në rërë, duke përdorur gjethe të palmës.
Detarët kanë qenë të ngujuar në ishullin e pa banuar për tri ditë rresht, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë të Sektorit Guam, kanë marrë njoftimin të martën në mëngjes që një anije mungonte në rrugën e saj të kthimit për në ishullin Ëeno në Micronesia.
Shpëtimtarë nga grupe të ndryshme të shpëtimit janë bashkuar në kërkim të personave dhe anijes, deri në gjetjen e tyre nga një ekip i marinës së SHBA të cilët kanë parë mbishkrimin në rërë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.