22.12.2015 · përditësuar para 3850 dite1 min lexim
Zbulimi i një shpate nga një anije e mbytur mund ta ndryshojë përgjithnjë historinë siç e kemi ditur deri më tani, shkruan Shekulli.al.
Bëhet fjalë për një shpatë ceremoniale që mendohet të datojë nga periudha e Romës së Lashtë, e gjetur në një anije të fundosur në ujërat e oqeanit Atlantik, në një nga zonat më të mistershme në lindje të Kanadasë.
Një ndër udhëheqësit kryesorë të hulumtimit, J. Hutton Pulitzer, tha për gazetën “Boston Standard” se arma u gjet në një anije që besohet se është e epokës romake dhe se hulumtimet më të hollësishme do të vërtetojnë përfundimisht nëse shpata i përket po asaj periudhe.
Sipas studiuesve, nëse kjo vërtetohet, atëherë rezulton që lundërtarët e lashtësisë i kanë vizituar brigjet e Amerikës Veriore së paku një mijë vjet para Kristofor Kolombit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.