Një fotografi e një vogëlusheje dhe një gorille dy muajshe ka marrë mijëra pëlqime në rrjete sociale që kur është postuar të hënën.
Në fotografi shihet se si gorilla dhe vajza dy vjeçare tentojnë të prekin duart nga xhami në një kopsht zoologjik në Teksas, transmeton Klan Kosova.
Shumë komentues kanë thënë se dashuria nuk njeh limit dhe kjo vogëlushe me këtë gorillën e vogël janë provë e gjallë e kësaj.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.