Lajmet e fundit

Ndeshja kundër Manchester United, për Superkupën e Europës, e cila zhvillohet mbrëmjen e së martës në Shkup, duket se do i ngel në mend gjatë kohë ekipës së Real Madrid.
Kjo pasi nga përjetimet e tyre, në Shkup, ata do të mbajnë mend dhe muzikën shqiptare, pasi sipas mediave maqedonase, me të arritur Cristiano Ronaldo në hotelin Aleksandar Palace, kishte hasur në një dasmë, transmeton Klan Kosova.
Siç shkruan Lajmpress, pikërisht hnë sallën kryesore të të njëjtit hotel, ishte një dasmë shqiptare, ku në atë aheng po performonte këngëtarja nga Shkupi Sevërxhane Laçi, e cila ka publikuar dhe disa fotografi në llogarinë e saj në facebook.
Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejtë qëndrimin e tij në Shkup e sigurisht këtë ceremoni do ta mbajnë në mend dhe bashkëlojtarët e tij të Real Madrid.